Do të befasoheni, ja çfarë thotë Fatmir Limaj për Milaim Zekën

  • 14 April 2019 - 20:19
Do të befasoheni, ja çfarë thotë Fatmir Limaj për Milaim Zekën

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, thotë se gjuha e përdorur në Kuvendin e Kosovës gjatë viteve të fundit është rënduar. E ai që pothuajse hedh më së shumti akuza dhe përdor gjuhë jo të duhur gjatë seancave të Kuvendit të Kosovës, është pikërisht bashkëpartiaku i tij Milaim Zeka.

Pavarësisht kësaj, ai e justifikon këtë të fundit duke thënë se është i lirë të flasë, pasi sipas tij, Zeka është deputet i pavarur.

“Milaimi nuk ka qenë në dorë kurrë, Milaimi është një person i pavarur… Ai është deputet i zgjedhur, Milaimi nuk është anëtar i Nismës, nuk është aktivist i Nismës, e as nuk është në strukturat e Nismës. Ai, thjesht, është një deputet i pavarur që ka konkurruar në listat e Nismës dhe ka qëndrime të pavarura dhe sillet i pavarur si deputet i Kuvendit të Kosovës. Nuk është që as ne nuk e kemi njohur dhe as qytetarët e Kosovës, është qëndrimi i tij, është personaliteti i tij. Mënyrën e komunikimit e ka jo konvencional, por Milaimin kjo e karakterizon, dhe është deputet, dhe është i lirë të flasë deputeti ashtu siç e vlerëson, pastaj secili jep përgjegjësi për fjalën e tij publike”, është shprehur Limaj.

Megjithatë, ai pohon se viteve të fundit gjuha e përdorur në Kuvend është rënduar dhe rastet e tilla ai i quan të panevojshme.

(Kosova Sot)