U kap me 1 milion paund kokainë, i riu nga Shkodra dënohet me 12 vite burg

  • 15 April 2019 - 09:01
U kap me 1 milion paund kokainë, i riu nga Shkodra dënohet me 12 vite burg

U kap me kokainë në Londër, dënohet me 12 vite burg i riu shqiptar.

Një 26-vjeçar nga Shkodra është dënuar nga një gjykatë në Britaninë e Madhe 7 muaj, pasi u kap me 9.5 kg kokainë. Bëhet fjalë për Suad Sufajn, i cili u ndalua nga Policia ndërsa ishte duke udhëtuar me një makinë në veri të kryeqytetit të Anglisë. 26- vjeçari u arrestua më 26 shtator të vitit të kaluar, pasi nga kontrolli në makinë iu gjet një sasi prej 1 kg kokainë, që në treg do të kapte një vlerë prej 100 mijë paund.

Droga ishte brenda makinës dhe nuk ishte fshehur. Pas kësaj, Policia shkoi në banesën e shkodranit, ku gjithashtu gjeti një sasi prej 8.5 kg kokainë, që përllogaritet se do të kapte një vlerë prej gati 800 mijë paund në treg.

Sufaj u shpall fajtor për trafikim kokaine dhe u dënua nga Gjykata Kingston me 12 vite heqje lirie. Hetuesit thanë para gjykatës se bëhej fjalë për një drogë të klasit të parë, sepse kishte një përqindje të lartë të pastërtisë. Policia Metropolitane deklaroi se bashkëpunimi me Agjencinë Kombëtare të Krimit kishte skuestruar kokainë, që në tregun e Britanisë së Madhe do të kapte një vlerë prej 1 milion paund, para të cilat do të fuqizonin akoma edhe më shumë krimin e organizuar.

Në përfundim të dënimit, i riu nga Shkodra, që është emigrant ilegal në Britaninë e Madhe, do të dëbohet për në Shqipëri. Mafia shqiptare raportohet se është kthyer në një shqetësim për Policinë britanike, pasi dominon një pjesë të mirë të shitjes së kokainës dhe kanabisit.

Sipas mediave lokale, grupet shqiptare, për shkak të lidhjeve të forta që kanë me trafikantët nga vendet e Amerikës Latine, kanë ulur çmimin e kokainës dhe kanë rritur cilësinë e saj, duke bërë që të rrisin dominimin e tyre në këtë treg.

(Kosova Sot)