Kuvendi inicion rezolutë për gjenocidin dhe krimet serbe në Kosovë

  • 15 April 2019 - 11:48
Kuvendi inicion rezolutë për gjenocidin dhe krimet serbe në Kosovë

Kuvendi ka miratuar me 66 vota për, formimin e komisionit ad hoc të propozuar nga deputeti Bilall Sherifi, për gjykimin e krimeve të luftës nga shteti serb ndaj popullit të Kosovës. 

Grupet parlamentare propozuan anëtarët për këtë komision.

Avdullah Hoti nga LDK-ja propozoi Armend Zemaj si përfaqësues të komisionit. 

“Shpresoj se nxjerrim një rezolutë të pranueshme për të gjithë deputetët e kuvendit.

Memli Krasniqi nga PDK-ja propozoi përfaqësues Mërgim Lushtaku.

Albulena Haxhiu nga VV-ja propozoi përfaqësuesen Saranda Bogujevci.

“Përfaqësuesja do ti japë të gjitha propozimet tona të shkruara. Jemi dëshmitar që as EULEX-i, as UNMIK-u nuk e kanë pasë as minimumin e vullnetit për të adresuar problemet e kryera nga Serbia. Ne insistojmë që të ketë një gjykatë vendase dhe qëndrimet tjera do t’i adresojmë në këtë komision.

Teuta Haxhiu nga AAK-ja propozoi përfaqësues Muharrem Nitajn.

“Është e rëndësishme që Kuvendi të flet më një zë përmes një rezolute”.

Shqipe Pantina nga PSD-ja propozoi Aida Dërgutin. 

Propozuesi i këtij komisioni, Bilall Sherifi, tha se ky model është marrë nga Parlamenti Evropian në lidhje me rezolutën që e kanë miratuar për Srebrenicën.

“Për model është marrë rezoluta rezoluta e Parlamentit Evropian që kanë miratuar për Srebrenicën. Unë mendoj dhe besoj që edhe në kuvend tonë dhe jashtë mund të kemi ekspertët që mund të na ndihmojnë por modeli i Parlamentit Evropian duhet të jetë i mjaftueshëm. Rezoluta do përdoret pastaj si bazë që do derivojnë të gjitha aktet tjera. Për të dënuar këtë krim të gjenocidit, për të miratuar ligje”, tha ai.

Albert Kinolli nga 6+ propozoi si përfaqësues Danush Ademi.

“Pas 20 viteve pas luftës ky hap është i qëlluar edhe pse pak i vonuar”, tha ai.

(Kosova Sot)