Publikohen xhirimet e fshehta: Kështu e kalonte ditët Julian Assange në ambasadë

  • 15 April 2019 - 13:30
Publikohen xhirimet e fshehta: Kështu e kalonte ditët Julian Assange në ambasadë

Janë publikuar xhirimet e kamerave të sigurisë nga ambasada e Ekuadorit, në të cilat shihet se si në atë përfaqësi në Londër i ka kaluar ditët themeluesi i wikileaksit, Julian Assange.

Në videon, të cilën e ka siguruar El Pais, Assange me veshje sportive në hapësirën në të cilën ka banuar tenton të ngasë skejtbordi. I zbathur, hipën në skejt, por pas çdo tentimi, e humbë baraspeshën dhe rrëzohet.

Ai po ashtu ka pasur vizita dhe në video shihet një grup njerëzish me xhaketa, ndërsa Assange tenton të fotografojë njërin nga burrat, i cili përpiqet t’ia marrë kamerën. Supozohet të kenë qenë gazetarë, ndërsa Assange në fund bisedon me dikë më telefon mobil.

Nuk dihet se kur janë bërë këto xhirime, por gazeta thotë se i ka bërë kompania spanjolle për sigurim Undercover Global S.L,, e cila e ka ruajtur Assagen deri në vitin 2017.

Assange është arrestuar nga policia britanike, pas gati shtatë vitesh të kaluara në ambasadën e Ekuadorit në Londër.

(Kosova Sot)