Aksident në Lluzhan të Podujevës, ka të lënduar

  • 15 prill 2019 - 13:48
Aksident në Lluzhan të Podujevës, ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Podujevë-Prishtinë, konkretisht në fshatin Lluzhan.

Në këtë aksident sipas pamjeve, shihet se janë përfshirë dy automjete.

Mediat lokale të Podujevës thonë se përveç dëmeve materiale, ka edhe persona të lënduar.

Ekipet mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

(Kosova Sot)