Tahiri: Me Kodin e Procedurës Penale askush nuk mund ta sfidojë ligjin

  • 15 April 2019 - 14:26
Tahiri: Me Kodin e Procedurës Penale askush nuk mund ta sfidojë ligjin

Ministri i Drejtësisë, Ableard Tahiri tha se me ndryshimet e bëra në Kodin e Procedurës Penale askush nuk mund t’i ikë drejtësisë.

Tahiri u shpreh se është tejet e nevojshme që të votohet ky projekt kod me qëllim që të komplet reforma në procedurën penale.

Ai tha se prioriteti kryesor i tij për të kompletuar këtë projekt kod, kanë qenë që fuqizimi i sundimit të ligjit dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

I pari i sistemit të drejtësisë së Kosovës, tha se me ndryshimet që janë bërë përmes këtij projekt-kodi të Procedurës Penale, kjo ministria i ka kryer edhe obligimin e fundit për reformë evropiane.

Nga ndryshimet e reja, Tahiri tha se askush s’mund t’i ikë drejtësisë dhe askush s’mund të sfidojë ligjin në Kosovë.

Tahiri po ashtu bëri të ditur se me këtë projekt kod koha e hetimit mund të zgjas në një periudhë prej 4 vitesh.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu tha se për shkak të disa shqetësimeve për disa nene të përfshira në projekt kodin e Procedurës Penal, si komision për legjislacion nuk do e përkrahin këtë projekt kod.

(Kosova Sot)