Gjendet vajza që u raportua e zhdukur në Fushë Kosovë

  • 15 prill 2019 - 14:59
Gjendet vajza që u raportua e zhdukur në Fushë Kosovë

Është gjetur pas dy ditësh, një vajzë që ishte raportuar e zhdukur në Fushë Kosovë.

Lidhur me rastin një i dyshuar mashkull K-shqiptar është intervistuar dhe një tjetër gjendet në arrati. 

“Lidhur me rastin me 14.04.2019 njësia policore ka arritur që të gjejë ku ishte duke qëndruar viktima femër K-Shqiptare e raportuar si e zhdukur. Është bërë kontrollimi i shtëpisë ku ishte duke qëndruar viktima. Një i dyshuar mashkull K-shqiptar është intervistuar dhe një tjetër gjendet në arrati”, thuhet në njoftimin e PK.

(Kosova Sot)