KMDLNj: SBASHK’u nuk kishte arsye ta lëshojë takimin para kohe

  • 15 April 2019 - 15:01
KMDLNj: SBASHK’u nuk kishte arsye ta lëshojë takimin para kohe

Në takimin e sotëm që u mbajt midis MASHT-it, SBASHK-ut, Drejtorëve komunalë të Arsimit dhe Këshillit të Prindërve në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për kompensimin e orëve të humbura. Në këtë takim ishte ftuar edhe KMDLNj. Takimi ishte i përshkruar me propozime për dalje nga situata në një situatë të qetë dhe pa pasur përpjekje për imponim të qëndrimit.

MASHT-i ishte që të kompensohen orët e humbura ndërsa SBASHK-u këmbëngulte në kompensimin e vetëm 5 ditëve.

KMDLNj thotë se ofroi një zgjidhje kompromisi që të zëvendësohen 10 ditë të humbura duke dalë qartazi në anën e nxënësve meqë konsideron se në rastin konkret humbësit e vetëm dhe më të mëdhenj janë nxënësit dhe prindërit e tyre.

KMDLNj gjithashtu theksoi se, nëse pritet vendimi i gjykatës, ai vendim nuk do të jetë i pranueshëm për të dyja palët; MASHT-in dhe SBASHK-un dhe pas vendimit të gjykatës kompetente duhet të adresohet përgjegjësia edhe penale për palën që ka përgjegjësi. Sipas KMDLNj-së, SBASHK-u nuk kishte arsye ta lëshojë takimin sepse u trajtua në mënyrë korrekte nga të gjithë që i përdorën argumentet e tyre dhe vetëm pasi një drejtor komunal i  DKA  e krahasoi rrogën e tij me të kryetarit të SBASHK-ut, në mënyrë demonstrative e lëshuan takimin.

KMDLNj propozoi që të ndryshohet edhe Ligji për Greva për të hequr të gjitha paqartësitë.

(Kosova Sot)