Kokollari: Ky vend po syrgjynoset nga krimi i organizuar

  • 15 April 2019 - 15:48
Kokollari: Ky vend po syrgjynoset nga krimi i organizuar

“Deklaratat e ambasadorit britanik, Ruari O'Connell, shpjegojnë qartë shqetësimin se ky vend po syrgjynoset nga krimi i organizuar. Krimi ka vrarë shpresën për drejtësi për jetë më të mirë dhe mirëqenie.

VETTINING-u është më se i domosdoshëm, së pari ai politik, pastaj tek gjyqësori. Guximi për të filluar një gjë të tillë mungon, andaj është e detyrueshme që dhe njëherë miqtë ndërkombëtarë të ndërhyjnë për çlirimin e ri nga vetë kosovarët.

Ambasadori, ani pse mjaft i kujdesshëm, ishte mjaft i qartë, ambasadori që di gjuhën shqipe më mirë se shumica e 'ministrave', ambasadori që përkrah Kombëtaren e Kosovës, sportin dhe artin më shumë e gjithë klasa politike, tregues se ai më shumë e do vendin tonë sesa vetë ne kosovarët.

Borëbardha (opozita) po pret të shkojë princi ta zgjojë e kur fshati digjet kryeshtriga po krihet para pasqyrës. Tendencat me transformu Kosovën në një shtet të dështuar janë të fabrikuara nga kuzhina të Beogradit e që argatët brenda Kosovës po i servojnë me delikatesë”, theksoi për gazetën “Kosova Sot” analisti Kreshnik Kokollari.

(Kosova Sot)