Ish-komandoja arrestohet për veprime terroriste, si i stërviste fëmijët në banesë

  • 15 April 2019 - 15:59
Ish-komandoja arrestohet për veprime terroriste, si i stërviste fëmijët në banesë

Erzen Uka ish komando i ushtrisë, i cili ka shërbyer në Irak dhe Afganistan është arrestuar nga zyra  Antiterrorit në Policinë e Shtetit si person i dyshuar me prirje radikale dhe ka nxitur urrejtje me qëllim kryerjen e veprave terroriste.

29- vjeçari me origjinë nga Kruja kishte me shumë se dy vite që hetohet nga Krimet e Rënda, grup hetimor që drejtohet nga Eugen Beçi. I arrestuari konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë. Mbi Ukën rëndon edhe akuza e stërvitjes për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste. Në kanalin personal në YouTube ai ka postuar video ku shihen dy djemtë e tij të mitur, duke u stërvitur.

Siç shihet në këtë video, ai stërvit në shtëpinë e tij një person se si mund ti merret nga dora arma kundërshtarit dhe neutralizimi i tij.

Nga këqyrja e profileve në rrjetet sociale ai është një mbështetës i Shtetit Islamik . 29-vjeçari është i divorcuar dhe ka qenë i proceduar me parë për “dhunë në familje”. Pas divorcit kujdestarinë e dy fëmijëve e fitoi ish-bashkëshortja, por vendimi i Gjykatës nuk u zbatua.

Të martën ish-komandoja pritet të dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda për tu njohur me masën e sigurisë. 

(Kosova Sot)