I qet burrit antifriz në pije

  • 15 prill 2019 - 15:58
I qet burrit antifriz në pije

Një grua nga Long Ajlend, nënë e dy fëmijëve, është akuzuar se kishte tentuar ta vriste burrin duke i qitur antifriz në pijet e tij, të paktën dy herë në prani të fëmijëve të tyre. Renee Burke, 40 vjeçe, u deklarua e pafajshme për tentim-vrasje të burrit të saj Matthew Burke, me të cilin ishte në proces të shkurorëzimit.  

Në gjykatë duke qeshur

Ajo arriti në gjykatën në Riverhead të Qarkut "Suffolk" të enjten, bashkë me avokatët e saj. Ajo dukej mirë, meqë u pa disa herë duke qeshur, derisa hynte në gjykatë. Prokurorët thonë se Renee Burke është regjistruar nga kamerat e sigurisë duke hyrë pa leje në apartamentin e burrit të saj, të paktën tri herë në shtator dhe duke i qitë atij antifriz në pije. Tani ish burri, Matthew Burke, ka të drejtën e mbikëqyrjes ndaj fëmijëve të tyre, djalit 4 vjeç dhe vajzës 8 vjeçe. Prokurori i Qarkut Sufolk, Tim Sini, tha se djali 4 vjeç i kishte thënë dados së tij se "nëna i ka qitë babit diçka në pije". 'Dëshmitë në këtë rast përfshijnë një video incizim, ku shihet e akuzuara me një shishe vere, të marrë në frigorifer, si dhe me shishe bebesh, të mbushura me antifriz, duke hedhur këtë substancë në shishen e verës", thotë Sini.

Dënimi që e pret nga Gjykata

Në dy raste, Matthew kishte pirë nga shishja, por pasi kishte hetuar shijen e çuditshme, e kishte pështyrë pijen dhe kishte thirrur policët. Prokurorët tregojnë se, kur ishte arrestuar, Burke kishte thënë se në verë kishte shtuar lëngje pemësh, përkundër faktit se hetuesit kanë gjetur në celularin e saj dëshmi për kërkesat si "antifriz dhe alkool", "çfarë lëngjesh mund ta vrasin një njeri" dhe "a mundet antifrizi të të vrasë". Sini po ashtu deklaroi se policia kishin gjetur një shishe me antifriz në kuzhinën e Burke-s. Renee Burke është deklaruar e pafajshme për tentim vrasje, tentim sulmi, hyrje pa leje dhe akuzat e tjera. Asaj i është caktuar një dorëzani prej 400,000 dollarësh dhe, nëse shpallet fajtore, mund të dënohet deri me 25 vjet burg. 

(Kosova Sot)