Dy deputetët braktisën kuvendin pas sjelljeve të Xhavit Halitit

  • 15 April 2019 - 17:59
Dy deputetët braktisën kuvendin pas sjelljeve të Xhavit Halitit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu dhe Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate e kanë lëshuar sallën ku po mbahen seanca plenare. Ky reagim erdhi pasi që nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti nuk ua dha fjalën.

Ai madje i tha deputetit të Nismës, Bilall Sherifi se nuk mund t’ia jap fjalën pas çdo diskutimi. E Sherifi i tha nënkryetari të Kuvendit, se rregulloren e interpretojnë ndryshe ai e ndryshe kryetari i Kuvendit. 

Në anën tjetër edhe deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu tha se me rregullore të Kuvendit ka të drejtë të bëjë replikë.

E tek i gjithë ky debat erdhi pas shqyrtimit të parë të projektligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale, ku u kërkuar që përveç përfshirjes së ditëve të pushimit, të dënuarve që qëndrojnë në burgje t’u lejohet edhe pakoja ushqimore.

(Kosova Sot)