Omar: Postimi i Trumpit në Twitter m’i shtoi kërcënimet me vdekje

  • 15 prill 2019 - 18:02
Omar: Postimi i Trumpit në Twitter m’i shtoi kërcënimet me vdekje

Një nga anëtaret e para myslimane të Kongresit të Shteteve të Bashkuara ka thënë se një postim i presidentit amerikan në Twitter e ka shtuar numrin e kërcënimeve me vdekje ndaj saj.

Sipas kongresistes nga Minnesota, këto kërcënime janë motivuar nga retorika e dhunshme e presidentit Trump, të cilin e akuzoi për nxitje të ekstremizmit djathtist. Ajo tha se kjo gjë duhet të ndalet.

Komentet e saj vijnë pasi kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, njoftoi se do të shtohen masat e sigurisë për ta mbrojtur kongresisten me mbulesë.

Të hënën, presidenti Trump i thelloi akuzat kundër Omarit, duke thënë se ajo ka dalë nga kontrolli. Ai tha se Pelosi duhet t’i shikojë deklaratat kundër semitizmit, Izraelit dhe deklaratat mosmirënjohëse ndaj SHBA-së që i ka bërë kongresistja Omar, para se ta mbrojë atë.

“Para se Nancy, së cilës i ka humbur kontrolli ndaj Kongresit dhe nuk po e përfundon asnjë punë, të vendosë ta mbrojë udhëheqësen e saj, ajo duhet t’i shikojë deklaratat e Omarit kundër semitizmit, Izraelit dhe deklaratat mosmirënjohëse ndaj SHBA-së. Ajo është jashtë kontrollit, përpos kontrollit ndaj Nancyt”, shkroi të hënën në Twitter presidenti Trump.

Republikanët kanë thënë se deklarata e Omarit se “disa njerëz bënë diçka” kur i referohej sulmeve të 11 shtatorit është fyese për rreth tre mijë amerikanët e vrarë në këto sulme, shkruan “BBC”.

(Kosova Sot)