Vjen akuza e radhës për Kadri Veselin, ja kur PDK e dërgon vendin në zgjedhje

  • 15 April 2019 - 18:09
Vjen akuza e radhës për Kadri Veselin, ja kur PDK e dërgon vendin në zgjedhje

Kosova po kalon nëpër një fazë paksa të tensionuar politike, ku kohëve të fundit po konkludohet në zgjedhje të reja. Edhe analistët vendor parashohin gjasa që vendi të shkojë në zgjedhje.

E se Kosova mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme e thotë edhe analisti politik, Faik Krasniqi. 

Krasniqi e ka parë si një sinjal të zgjedhjeve faktin që bashkëpartikakët e kanë nominuar kryeparlamentarin aktual, Kadri Veselin për kryeministër.

Image
Faik Krasniqi

“Nominimi i Kadri Veselit për kryeministër, nga ana e bashkëpartiakëve të tij në Prizren, është sinjal dhe matje pulsi për kryeministrin se vendi mund të shkoj në zgjedhje. Por kjo nuk do të thotë që PDK e dërgon vendin në zgjedhje pa i bërë mirë llogaritë se si mund të dal në këto zgjedhje”, është shprehur Krasniqi.

Më tej, Krasniqi duke e quajtur kryekuvendarin si një person të nëntokës, ka thënë se asgjë e mirë nuk vjen prej tij.

“Çfarë kryeministri mund të jetë Kadri Veseli? Çfarë mund të thuhet për njeriun e mistershëm të SHIK-ut? Një demagog i pashoq. Njeriu i nëntokës. Asgjë e mirë nuk vjen nga ky njeri, por kjo s'do të thotë që Kadri Veseli do të bëhet kryeministër, sepse VV dhe LDK janë fuqishëm në lojë!”, ka përfunduar për gazetën “Kosova Sot” analisti Faik Krasniqi.

(Kosova Sot)