Kelmendi: SHIK-u e ka pushtetin nën kontroll

  • 15 April 2019 - 18:49
Kelmendi: SHIK-u e ka pushtetin nën kontroll

Profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi, tregon për lexuesit e gazetës "Kosova Sot" se pse ky subjekt, siç e ka quajtur tipik partiak dhe me interesa të theksuara ekonomike, duke shtuar se pushteti nga ana e SHIK-ut dhe PDK-së është ndihmuar, madje shumë ashpër nga LDK-ja. 

"PDK-ja dhe LDK-ja e kanë tërë pushtetin. Nuk ka vend ku nuk prijnë anëtarët e LDK-së. Kjo është nëpër ministri, polici, prokurori dhe në gjykata. Pas këtij subjekti vijnë PDK-ja dhe SHIK-u. Se a kanë qenë personat e përfolur në SHIK apo jo unë nuk di! Nuk kam fakte të kësaj natyre. Por, fakti se VV-ja pati Dardan Molliqajt, Shpend Ahmeti, e Molliqajt e tjerë, tregon karakterin dhe qëllimin e VV-së dhe të PSD-së. Thjesht subjekte tipike të interesit financiar, pa asnjë vijë të qartë ideopolitike. Ato janë subjekte që gjoja kanë socialdemokraci, por në fakt përbërja dhe angazhimi i tyre është tipik profitabil. Angazhimi i tyre është thjesht i karakterit pasuror. Edhe në grupin punues në dialogun me Serbinë janë thjesht qesharakë. Është qesharak dhe i paditur Fatmir Limaj, është qesharak dhe megaloman Shpend Ahmeti. Janë individë që fare nuk kanë njohuri dhe në këtë anë flet edhe përbërja e grupit punues me nipa e mbesa analfabetë. Të vjen turp se kush mendohet të përfaqësojë Kosovën. Njerëzit e pakualifikuar dhe shumë të dyshimtë në dijet e tyre", theksoi Kelmendi.

Ai tutje ka shtuar se këtë e bën më qesharake përbërja e grupit punues me njohuritë 'mëdha' të nipave e të mbesave të tyre. 

"Nuk do mend se jemi shumë keq. Vendi po grabitet nga këta politikanë. Shteti po lëngon dhe shkatërrimi i tij po vjen e gradualisht. Edhe VV-ja, edhe PSDja, edhe PDK-ja, edhe LDK-ja varen tërësisht nga SHIK-u. Vartësi të madhe ka edhe NISMA, e madje edhe AAK-ja. Pra, pse nuk hetohet SHIK-u? Thjesht se SHIK-u e ka pushtetin nën kontroll. Këtu është fakti", u shpreh Kelmendi.

(Kosova Sot)