Mashtrimet me miliona, askush nuk guxon t'i hetojë 'peshqit' e mëdhenj

  • 15 April 2019 - 19:06
Mashtrimet me miliona, askush nuk guxon t'i hetojë 'peshqit' e mëdhenj

Shumica e pushtetarëve kosovarë që janë në skenën politike për 20 vite të plota, janë pasuruar në mënyrë enorme duke deklaruar vetëm formalisht e rrejshëm se gjoja jetojnë nga pagat e tyre! E për këtë, në numrin e nesërm të gazetës numër një, “Kosova Sot”, do të lexoni shkrimin se si mashtrojnë këta pushtetarë të inkriminuar duke fshehur prejardhjen e pasurisë së tyre, e cila rritet fuqishëm çdo vit?

Si mashtrojnë një pjesë e madhe e pushtetarëve që kanë qenë pjesë e fondeve VENDLINDJA THERRET dhe fondit 3% se milionat e deklaruara i kanë trashëgimi familjare?!!! Si i ndërtuan vilat e tyre këta pushtetarë të të gjitha partive, të cilët jetojnë në vila luksoze, e të cilat vila e automjete e shkolla private e pushime luksoze nuk mbulohen me paga që marrin nga buxheti i Kosovës?

Pse prokuroria nuk denjon të hetojë pasurinë e të gjithë zyrtarëve shtetërorë në Kosovë, të cilët e tejzhvaten këtë popull dhe buxhetin e asetet e shtetit për 20 vite rresht? Pse askush nuk ka guximin që t'i hetojë 'peshqit' e mëdhenj në Kosovë? A është vetdorëzuar drejtësia (prokuroria e gjyqësori ) kosovar përballë të “fortëve” në Kosovë, të cilët kanë kapur të gjitha pushtetet në shkelje të ligjit e kushtetutës së vendit !?

Lexojeni të përditshmen kosovare numër një, “Kosova Sot”.