Përplasjet fizike brenda PDK-së, alarmon analisti nga SHBA: Bandat kanë...

  • 15 April 2019 - 19:21
Përplasjet fizike brenda PDK-së, alarmon analisti nga SHBA: Bandat kanë...

Situata në Partinë Demokratike e cila po mban zgjedhjet e brendshme, ditëve të fundit ka eskaluar. Gjatë ditës së djeshme, në Skenderaj u raportua se ka pasur edhe përleshje fizike me anëtarëve të PDK-së.

E sipas analistëve, PDK po shkon drejt ndarjes drejt fundosjes, ku ne shumicën e sondazheve del si partia e tretë me tendencë të rënies edhe më shumë.

E ‘luftën’ brenda PDK-së, analisti Ramiz Bojaj e quan qerim hesapesh mes bandave.

Image
Ramiz Bojaj

“Qerim hesapesh mes bandave, brenda një specie. Përplasja e klaneve brenda PDK-së vjen si rrjedhojë e konflikteve të vjetra për dominim si dhe për të mbajtur nën kontroll timonin udhëheqës, nga më të fuqishmit e këtij subjekti politik. Ky konflikt do të vazhdojë deri në çastin kur banda më e fortë do të 'gëlltitë'-nënshtrojë bandën tjetër, e më pas të mbajë nën kontroll rregullat e lojës”, thotë Bojaj për “Kosova Sot”.

Sipas tij, nëse klanet e forta vazhdojnë dhe janë të barabarta, atëherë ndërhyjnë të 'mëdhenjtë' dhe ua ndajnë 'tepsinë me tortë'.

“Thjeshtë konflikte interesi për pushtet e para. Këtë specie e kemi edhe në pushtetin e Kosovës, ku klanet e forta kontrollojnë sistemin e drejtësisë, sigurisë, ekonominë, por edhe nëntokën. Nuk janë të rastësishme ndodhitë kur 'djemtë e të fortëve' të rrahin policinë ( edhe atëherë kur shkelin ligjin e kërcënojnë sigurinë e rendin publik), të kërcënojnë media, zyrtarë policorë, prokurorë, por edhe qytetarë, saherë qe këta denoncojnë shkeljet e ligjit dhe padrejtësinë. Bandat e forta në pushtet kanë bërë edhe marrëveshje klandestine e anti Kosovë me Serbinë fqinje, e më pas, tentohet nënshtrimi i bandave të tjera për të pranuar pazaret e të 'fortëve'. Pra, klanet e bandat fillojnë që nga niveli lokal (i mëhallës), për tu ngjitur shkallë-shkallë edhe në segmente të larta partiake, pastaj pushtetarë, biznesore...”, deklaron për “Kosova Sot”, analisti politik, Ramiz Bojaj.

(Kosova Sot)