Norvegjia zgjat kontrollet në kufij deri në nëntor

  • 15 April 2019 - 19:23
Norvegjia zgjat kontrollet në kufij deri në nëntor

Norvegjia njoftoi sot se do të zgjasë deri në nëntor kontrollet në kufij, duke cituar shqetësimet për terrorizëm dhe nevojën për të mbajtur nën kontroll migrantët.

“Kjo shtyrje me gjashtë muaj vjen në një linjë me fqinjët nordikë si Danimarka dhe Suedia, por edhe me Austrinë dhe Gjermaninë”, thotë Joran Kallmyr, ministri i Drejtësisë dhe Migracionit.

Oslo ka njoftuar gjithasthu të premten e kaluar edhe Komisionin Europian në lidhje me këtë vendim.

(Kosova Sot)