Njëherë shtatoren e Adem Jasharit në Prishtinë, e pastaj lapidarin e Natasha Kandiqit

  • 15 April 2019 - 20:05
Njëherë shtatoren e Adem Jasharit në Prishtinë, e pastaj lapidarin e Natasha Kandiqit

Njëherë shtatoren e Adem Jasharit në Prishtinë e pastaj lapidarin e Natasha Kandiqit o Adriatik

Sa ide e mjerë është ajo e Adriatik Kelmendit për ngritjen e një lapidari në Prishtinë të Natasha Kandiqit. Askush nuk thotë ngritjen e një shtatore në qendër të Prishtinës të heroit tonë të madh Adem Jasharit i cili sakrifikoi familjen dhe veten për të marrë frymë lirshëm gjithë ne.

Kandiq vetëm po e shpreh një realitet të cilin duhet çdo serb ta shprehë dhe t’i pranoj krimet e bëra gjatë luftës në Kosovë mbi popullsinë civile shqiptare. Ka shumë dëshmorë në kosovë të rënë në luftë dhe askush nuk ju ka ngritë lapidar. Njëherë t’i rregullojmë problemet brenda e pastaj le të vije në radhë Kandiqi. Ajo po punon për një realitet tashmë të njohur dhe është kontribuese e madhe. As Adriatiku e askush nuk mund të bëj një propozim të tillë, këso propozimesh mund t’i bëjnë vetëm në oborre të veta.

Ilir Muharremi

(Kosova Sot)