Tragjedi në Francë: Bie çatia e katedrales “Notre Dame” (Live nga vendi i ngjarjes)

  • 15 April 2019 - 20:12
Tragjedi në Francë: Bie çatia e katedrales “Notre Dame” (Live nga vendi i ngjarjes)

Një zjarr i madh ka përfshirë katedralen Notre-Dame në qendër të Parisit të hënën në mesditë.

Nuk dihej fillimisht se çka shkaktoi zjarrin. Televizioni “France 2” raporton se policia po e trajton incidentin si një aksident, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Katedralja, që daton nga shekulli XII, vizitohet nga miliona turistë çdo vit.

Një ekip i madh i zjarrfikësve është në aksion për të ndalë zjarrin, ndërsa një hapësirë e madhe përreth është zbrazur nga njerëzit.

 

“Notre-Dame” ishte duke u renovuar.

Si pasojë e këtij zjarri, presidenti francez Emmanuel Macron ka anuluar planin për të mbajtur fjalim drejtuar kombit francez, ka njoftuar zyra presidenciale.

 

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkruar menjëherë në Twitter për këtë incident.

“E tmerrshme të shohësh zjarrin masiv në katedralen Notre Dame në Paris. Ndoshta duhet përdorur ujin nga ajri për t’i ndalur. Duhet të veprohet shpejt”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot)