Shoferi i Bekim Jasharit thotë të jetë kërcënuar nga Sami Lushtaku, ky i fundit e mohon

  • 15 prill 2019 - 21:03
Shoferi i Bekim Jasharit thotë të jetë kërcënuar nga Sami Lushtaku, ky i fundit e mohon

Është qetë në shkollën ‘Idriz Barani’ në Klinë të Epërme të Skenderajt. Por, një natë më parë, aty kishte shumë tollovi.

Anëtarët e PDK’së ishin në prag të përleshjes gjatë kuvendit zgjedhor në këtë nëndegë.

Alban Berisha, kryetar i Rinisë Demokratike në Skenderaj, ka thënë se është sulmuar verbalisht nga Murat Mecini, shoferi i kryetarit të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.

Mirëpo Mecini e thotë të kundërtën.

Ndonëse nuk pranoi të deklarohet para kamerës, Mencini tregoi se e ka paraqitur në polici, kërcënimin që sipas tij ia ka bërë ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.

Se pati incident në degën e PDK të Skenderajt e konfirmon edhe Policia e Kosovës.

Sami Lushtaku ka mohuar të ketë kanosur Murat Mecinin.

Media merr vesh se Policia e Kosovës në ditët në vazhdim do të intervistojë ish-kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtakun.

E i pari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, nuk ka pranuar të flasë, me arsyetimin se Murat Mecini, ka qenë pjesëmarrës në kuvendin e PDK’së si banor i fshatit e jo si shofer i tij.

E për këtë ngjarje, nuk ka dashur të flasë as nënkryetari i Skenderajt, Nuredin Lushtaku, një tjetër figurë e rëndësishme e PDK në këtë qytet.

Dy grupet brenda PDK’së në Skenderaj janë deklaruar se kanë arritur një pajtim mes vete.

Megjithatë përtej kësaj fotografie, situata është ndryshe në bastion e PDK’së.

(Kosova Sot)