U dogj për një ditë, por u deshën shekuj që të ndërtohej Katedralja e Notre Damit

  • 15 April 2019 - 21:26
U dogj për një ditë, por u deshën shekuj që të ndërtohej Katedralja e Notre Damit

Katedralja e Notre-Damit është atraksioni turistik më i vizituar në Paris. Të gjithë e mendojnë se Kulla Eiffel, është më e vizituara, por sipas të dhënave, Notre-Dami është ndërtesa më e vizituar në tërë Francën.

Katedralja e Notre-Damit ka filluar të ndërtohet në vitin 1163. Si fillim është ndërtuar si një kishë katolike. Ideja ishte të ndërtohej një kishë e cila do të ishte shumë-ngjyrëshe dhe me shumë trëndafila. Kjo katedrale i mori format e para dhe u hap një shekull më pas, rreth viteve 1260, por për përfundim të strukturës origjinale, u desh edhe një shekull tjetër.

Guri i parë i këtij tempulli, ishte vendosur nga Papa Alexander III, pasi që kryetari i Parisit, Maurice de Sully, propozoi që katedralja të ndërtohet, pas zgjedhjeve të vitit 1160.

Struktura origjinale u përfundua në vitin 1345, dhe fillimisht ishte e njohur me emrin “Zonja jonë e Parisit”.

Kjo, edhe pse morri një shekull që të përfundojë, ndërtimi dhe ri-ndërtimi në të në fakt nuk ndaloi kurrë. Për këtë katedrale kanë shkruar shumë artistë të njohur, ndër ta edhe Viktor Hygo, në romanin e tij “Kurrizoja e Notre-Damit” i cili u publikua në vitin 1831, dhe u krijua si film nga kompania Disney në vitin 1996.

Çdo vit, katedralja ishte vizituar nga mesatarisht 13 milionë njerëz, apo më shumë se 30.000 vizitorë në ditë, dhe besohet se është vendi më i vizituar në Francë.

(Kosova Sot)