Zjarri në Notre Dame, reagon edhe Angela Merkel

  • 15 prill 2019 - 21:54
Zjarri në Notre Dame, reagon edhe Angela Merkel

Gjermania i jep mbështetjen e saj Francës pas zjarrit të madh që po shkatërron sot katedralen e Notre Dame në Paris, simbol i Francës.

“Këto imazhe të tmerrshme të Notre Dame në zjarr të trishtojnë. Notre Dame është një simbol i Francës dhe kulturës tonë europiane. Ne jemi në mendime me miqtë francezë”, shkruan në “Twitter” zëdhënësi i kancelares Angela Merkel, Steffen Seibert.

Nga ana tjetër edhe Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas, kishte vlerësuar pak më herët se ky zjarr ka prekur gjithashtu zemrat e gjermanëve.

(Kosova Sot)