Parandalohet migrimi me punësime e forcimin e sektorit privat

  • 16 April 2019 - 11:14
Parandalohet migrimi me punësime e forcimin e sektorit privat

Të anketuarit thonë se që të mos zbrazet Kosova duhet të bëhet puna me e dinjitetshme dhe sa me transparente e institucioneve të Republikës së Kosovës

Afrim Tejeci thotë se migrimit ndalet me anë të përkrahjes së sektorin privat ku i sigurohet biznesit vend e hapësirë,e jo biznesi të blejë vend për ndërtimin e cila po i kushton shumë”. Me këtë rritje rrogave të sektorit shoqëror u degradua sektori privat”.

Hyrije Hoti thekson se është i dhimbshëm fakti se Kosovën po e braktisin edhe të rinj të shkolluar e kjo është dukuria më e keqe që po i ndodh kombit tonë. “Po largohen edhe njerëz të punësuar edhe në institucione publike psh mjekë,ingjinier etj”, është shprehur ajo.
Kurtish  Hoxhaj mendon se që të mos zbrazet Kosova duhet të bëhet puna me e dinjitetshme dhe sa më transparente e institucioneve të Republikës së Kosovës. “Duhet të hapen vende pune se pa vende pune  ikjet do të vazhdojnë edhe me shumë”.


Behare Kryeziu shprehet se në çdo sektor në Kosovë, duhet të ketë ndryshime ,duke filluar nga Qeveria e deri te bizneset privat. “Rinia duhet të përkrahet, në shkollë mund të punësohen edhe praktikantët”.

(Kosova Sot)