“Zjarri në Notre Dame mallkim për Francën që e njohu Kosovën”, Bieber i cilëson raportime të pështira

  • 16 April 2019 - 11:57
“Zjarri në Notre Dame mallkim për Francën që e njohu Kosovën”, Bieber i cilëson raportime të pështira

Historiani dhe analisti i njohura gjerman, Florian Bieber, i ka cilësuar si të pështira raportimet e tabloideve serbe pro-pushtetit, se zjarri në katedralen e famshme të Notre Damit në Francës, ka rënë si pasojë e mallkimit që Franca e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Në një reagim në twitter, Bieber ka thënë prapa tyre qëndron presidenti i këtij shteti, Aleksander Vuçiq.

“Zëri i Vuçiqit që zbulon se sa i pështirë është edhe një herë”, ka shkruar Bieber.

Ndërkohë një gazetar tjetër nga Holanda, Michael Martens, thotë se nuk ka parë gjë më të pështirë në jetën e tij, se sa këto raportime të tabloideve të Vuçiqit në Serbi.

“Tabloidet pro-qeverisë në Serbi, po e cilësojnë zjarrin në NotreDame si “ndëshkim nga Zoti, pasi që Franca e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Ndoshta ka gjëra më të shpifura se tabloidet serbe në botë, por për momentin nuk mund ta gjej ndonjë’, ka shkruar Martens.

(Kosova Sot)