“Isa Boletini” blen perde në vlerë rreth 1 mijë euro

  • 16 April 2019 - 12:31
“Isa Boletini” blen perde në vlerë rreth 1 mijë euro

Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” shumë shpejt pritet të furnizohet me perde të reja. Por, jo çfarëdo perdesh. Ky universitet ka ndarë rreth 1 mijë euro për të bërë furnizimin, transportin dhe montimin e perdeve Veneciane me ngjyrë të bardhë për mbrojtje nga dielli.

Rreth 1 mijë euro do të shpenzohen nga buxheti i shtetit vetëm për të furnizuar Universitetin e Mitrovicës me perde të reja. Kompania është zgjedhur e kontrata është nënshkruar, tashmë pritet vetëm furnizimi.

“Furnizim, transporti  dhe montimi i perdeve roletne me gjerësi 1100mm ngjyrë e kafe jo transparent per mbrojtje nga dielli ne pjesen perendimore  41.14m2”.

Kështu ka bërë të ditur vetë “Isa Boletini” përmes njoftimit për nënshkrim të kontratës të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

Në bazë të njoftimit të publikuar në KRPP, të interesuara për të furnizuar universitetin me këto perde, kishin qenë tri kompani, por që në fund fituese është shpallur NTP “Ajani-ROL”.

Kontrata është nënshkruar më 12 prill të këtij viti, derisa furnizim pritet të bëhet jo më larg se më 30 prill të 2019’ës. 

(Kosova Sot)