Plazhet luksoze që preferohen nga të pasurit

  • 16 April 2019 - 12:35
Plazhet luksoze që preferohen nga të pasurit

Gjithsecili pëlqen një pushim të mirë në plazh. Në vijim ju sjellim plazhet luksoze që preferohen nga njerëzit e pasur.

Image
"ATLANTIS THE PALM", DUBAI

 Me një rezervuar prej 11.5 milionë litra ujë për peshk, një park masiv uji, restorantet si "Nobu" dhe "Hakkassan", një suitë nën ujë dhe teatro për shfaqje, "Atlantis the Palm" është një nga resorët më luksoz në botë. Ky hotel ka diçka për të ofruar për secilin. Fëmijët mund të notojnë me delfinët apo t'i takojnë luanët e detit derisa ju darkoni në "Nobu" dhe të blini nëpër butikët që hoteli ka për të ofruar. 

 

Image
"THE RITZ-CARLTON", KALIFORNI

"Ritz-Carlton Laguna Niguel" në Kaliforni premton një gërshetim të luksit modern me jetën relaksuese në breg. Dhomat për 396 mysafirë tërheqin inspirimin nga Oqeani Paqësor dhe janë të zbukuruara me nuancat e bardha dhe të hirta dhe secila me tarracë private. Ofrohen atraksione, leksione arti, për krejt familjen.

 

 

 

 

Image
"THE OCEAN CLUB", BAHAME

Ndërtuar në një shtrirje prej 8 kilometrash të gjatë nga mrekullia natyrë, "Ocean Club" në Bahame ka pritur një numër yjesh me kalimin e viteve. Mysafirët kënaqen duke u shëtitur nëpër shtigje, peizazhe të ndryshme dhe ujërat kristal në Bahame. Mund të kaloni një takim romantik me një darkë në kopshtet piktoreske, apo në plazh me këmbët e zhytura në ujë.

 

 

Image
"BANYAN TREE SPA SANCTUARY", TAILANDË

 Me 12 pishina luksoze në vila me pamje nga plazhi "Bangtao", "Banyan Tree Spa Sanctuary"' në Tailandë premton të ofrojë kohë dhe hapësirë për mysafirët e tyre për t'u kënaqur me përvojat e tyre rigjallëruese, si dhe përfshirjen e njohurive kulturore dhe pasurimin e jetës kulturore. Të gjithë mysafirët mund të marrin pjesë në 50 aktivitete që i ofron si dhe tretman ditore si nëpër vila

 

 

 

Image
"SUGAR BEACH", SAINT LUCIA

 Vendosur midis vendeve të paprekura të pyjeve të shirave prej 100 hektarëve, "Sugar Beach Viceroy" në St. Lucia është një bashkim i qetë i natyrës dhe luksit. Ofron dhoma ekstravagante me pamje spektakolare në detin e Karaibeve, shumë pishina, fitnes, përvoja nga kuzhinat botërore. Banja në malet e shirave premtojnë të krijojnë ambientin ideal për të kompletuar qetësinë dhe përtëritjen.

 

 

 

Image
"PINK SANDS RESORT", BAHAME

Resorti luksoz ka mirëpritur shumë yje si Martha Stewart, Kate Moss dhe Keith Richards, me kalimin e viteve. "Pink Sands" ofron kasolle me një dhomë gjumi dhe me dy, të vendosur në mes të rërës rozë, natyrës së freskët dhe ujit kristal. Premton relaks komplet në parajsën e kurorëzuar. Shujtat janë nga produktet e freskëta, ushqim deti dhe perime e bimë që rriten në ishull. 

 

(Kosova Sot)