‘Jam i fiksuar, hyra brenda dhe i fotografova vajzën në gjumë’, përgjimet që zbuluan bandën e shqiptarëve

  • 16 April 2019 - 12:43
‘Jam i fiksuar, hyra brenda dhe i fotografova vajzën në gjumë’, përgjimet që zbuluan bandën e shqiptarëve

Shkaterrohet banda shqiptare e grabitesve, qe ishin bere tmerr i familjeve ne Itali.

Mediat italiane zbardhin sot detaje nga arrestimi i 5 shqiptareve dhe nje italiani qe ne bashkepunim mes tyre grabisnin banesat, duke gjurmuar kryesisht te pronaret e moshuar.

Ata jane zbuluar pas nje hetimi te gjate te bere nga hetuesit e Pineriolo, te cilet i kane dokumentuar bandes se hajduteve se paku 79 vjedhje.

Ata hynin permes dritareve dhe realizonin grabitjet, ne banesa qe me pare i kishin mbajtur nen vazhdim.

Nga pergjimet, gjate kohes qe policia i mbante nen mbikeqyrje, jane zbuluar edhe komente qe vete grabitesit benin me njeri-tjerin, pasi perfundonin bastisjet.

“Jam i fiksuar, hyra brenda dhe i bera fotografi vajzën e tij”, ka thene njeri nga autoret.

Policia ben me dije se ata fotografonin personat që ishin në gjumë, pasi kryenin vjedhjen dhe me pas i ruanin.

Hetimet kishin nje vit qe kishin nisur, nderkohe qe vjedhjet jane bere nga muaji mars ne tetor. Komunat ku vepronte banda jane disa si Bricherasio, San Germano Chisone, Luserna San Giovanni, Lusernetta, Perosa Argjentinë, Pinasca, Cuorgné, Colleretto Castelnuovo, Villar Perosa, Pont Canavese, Sparone dhe Suza.

(Kosova Sot)