Pamje të tmerrshme nga aksidenti i rëndë në magjistralen Gjilan-Prishtinë

  • 16 April 2019 - 13:05
Pamje të tmerrshme nga aksidenti i rëndë në magjistralen Gjilan-Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Gjilan-Prishtinë. Si pasojë e këtij aksidenti ku janë përplasur katër vetura, lëndime trupore ka marrë një person. 

Rastin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka thënë se dyshohet që deri tek aksidenti ka ardhur si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë dhe tejkalimit të pasigurt. 

“Sot rreth orës 10:00 ka ndodhur një aksident trafiku në mes katër veturash në magjistralen Gjilan-Prishtinë, saktësisht në fshatin Bresals. Në këtë aksident kanë qenë të involvuara katër vetura ndërkaq një person ka marrë lëndime të lehta trupore. I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor, pas kësaj është liruar për në shtëpi”, ka thënë Hashani. 

(Kosova Sot)