Arrestohet grupi i grabitësve në Ferizaj

  • 16 April 2019 - 14:12
Arrestohet grupi i grabitësve në Ferizaj

Departamenti i Krimeve të Rënda në Ferizaj në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë arrestuar një grup të grabitësve të cilët të dielën plaçkitën në një pikë karburanti në Ferizaj

Në një komunikatë për media, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se  të njëjtit ishin grup i organizuar dhe nën kërcënimin e thikave kishin vjedhur një shumë të konsiderueshme të parave në një pompë derivatesh në Ferizaj.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda,  në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës- Njësia e Hetimeve Rajonale në Ferizaj, pas një pune hetimore intenzive, ka arritur të arrestojë katër prej pesë personave me iniciale  G.D., Ç.D., R.H. dhe D.M., për grabitjen e ndodhur ditën e  dielë, në orët e mëngjesit,  më datën 14.04.2019, në rrugën magjistrale Ferizaj-Shkup, saktësisht në pikën e karburanteve “IT-Petrol”- në Ferizaj , ku  në të cilin rast të njëjtit, si grup i organizuar mirë, të maskuar dhe  nën kërcënimin e thikave kishin grabitur një shumë të konsiderueshme të parave”, theksohet në komunikatë.

Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se me vendim të prokurorit ndaj katër personave është caktuar masa e ndalimit për 48 orë ndërsa njëri nga ta ende është në kërkim e sipër.

(Kosova Sot)