Shkarkohet Pacolli, ja arsyeja

  • 16 April 2019 - 15:19
Shkarkohet Pacolli, ja arsyeja

Gjatë ditës së sotme, mediat kanë bërë të ditur se Ministri për Evropën në Qeverinë e Shqipërisë, Gent Cakaj, e ka shkarkuar nga pozita e Konsullit të Nderit të Shqipërisë në Kosovë, Rrahim Pacollin.

Njoftohet se, Cakaj vlerëson se Pacolli nuk i plotëson kriteret e bartësit të imazhit të Shqipërisë.

I kontaktuar nga media, Pacolli ka thënë se nuk është në dijeni për një gjë të tillë.

“Unë nuk jam në dijeni, bile prej juve po e dëgjoj këtë gjë”, është shprehur Pacolli.

Pacolli ishte Konsull nderi në Komunat Prizren, Dragash, Suharekë dhe Mamushë me zyrën e konsullatës së nderit në Prizren. 

Konsull nderi emërohen shtetasit e një vendi apo të huaj me qëndrim të përhershëm në shtetin pranues. Emërimi i tyre bëhet nga ministri i Punëve të Jashtme.

(Kosova Sot)