Ja kush e thotë: PDK po shkon drejt ndarjes dhe fundosjes, ja arsyeja

  • 16 April 2019 - 15:30
Ja kush e thotë: PDK po shkon drejt ndarjes dhe fundosjes, ja arsyeja

Situata në Partinë Demokratike e cila po mban zgjedhjet e brendshme, ditëve të fundit ka eskaluar. Gjatë ditës së djeshme, në Skenderaj u raportua se ka pasur edhe përleshje fizike me anëtarëve të PDK-së.

E sipas analistëve, PDK po shkon drejt ndarjes drejt fundosjes, ku ne shumicën e sondazheve del si partia e tretë me tendencë të rënies edhe më shumë.

Analisti politik, Gani Qarri në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, thotë se përplasjet në PDK janë dëshmi e krizës brenda partisë.

Image
Gani Qarri

“Përplasjet më të reja fizike brenda PDK-s, dëshmuan publikisht se kriza jo vetëm që nuk ka mundur të lokalizohet, por pas Drenasit,Malishevës dhe Gjilanit, ajo u rikthye sërish edhe më e furishme, mu në bastionin e neokomunistëve të kësaj partie, në Skënderaj. Kriza dhe tensionet e përsëritura në disa qendra vendore brenda kësaj partie, e veçanërisht në Skënderaj, po tregojnë katërçipërisht se kemi të bëjmë me përçarje të thella brenda PDK-s, shpërfaqjen e armiqësisë së heshtur ndaj familjes Jashari dhe mosdurimin cinik ndaj kryetarit të komunës së Skënderajt, Bekim Jasharit si kandidat i pavarur dhe jashtë anëtarësisë së PDK-së”, thotë Qarri për m”Kosova Sot”.

Më tej, sipas tij PDK-ja po shkon drejt ndarjes dhe fundosjes përfundimtare. 

“Ka më tepër se një vit që Bekim Jashari e akuzon hapur ish kryetarin e PDK-së në komunën e Skenderajt, Sami Lushtakun se ai në vijimësi saboton personalisht punën e tij. Kurse në votimet të cilat duhej të mbaheshin në Klinë të Epërme të Skënderajt, ishte organizuar nga ai, ardhja e njerëzve edhe nga fshatra të tjera, me porosi për të ndikuar në votim. Kjo qoi në anulimin e votimit për zgjedhjen e kryetarit të këtij lokaliteti të Skënderajt dhe u bë shkak i shpërthimit të konfliktit ndërmjet grupit të Sami Lushtakut i cili po përpiqet të rizgjidhet sërish kryetar i PDK-s, për Skënderaj dhe grupit të Nuredin Lushtakut, i cili është kundër tij, duke eskaluar gjendja deri në përleshje fizike ndërmjet këtyre dy grupeve. Ndaj tensionet që kanë shpërthyer publikisht duket se nuk do të mund të ndalen më, vetëm me zënka e fjalë brendapartiake, dhe PDK, ngadalë por sigurt, po shkon drejt ndarjes dhe fundosjes përfundimtare, e cila ne shumicën e sondazheve del si partia e trete me tendencë të rënies edhe më të madhe”, përfundon për “Kosova Sot”, analisti politik, Gani Qarri.

(Kosova Sot)