Mehmeti tregon skenarin e Thaçit dhe Veselit për rrëzimin e Haradinajt: Ja pse do të bie Qeveria

  • 16 April 2019 - 17:20
Mehmeti tregon skenarin e Thaçit dhe Veselit për rrëzimin e Haradinajt: Ja pse do të bie Qeveria

Kanë filluar të shfaqen sinjalet e para të zgjedhjeve në vend. Vetë nominimi i kryeparlamentarit aktual, Kadri Veseli për kryeministër gjatë një tubimi elektoral në Prizren sipas analistëve është shenjë se koalicioni PAN po numëron ditët e fundit. 

 

Edhe analistët vendor parashohin gjasa që vendi të shkojë në zgjedhje

E lidhur me mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje të reja dhe se a e ka nisur Kadri Veseli misionin e tij për rrëzimin e Ramush Haradinaj, gazeta “Kosova Sot” ka biseduar me analistin politik, Faton Mehmeti.

Ai është shprehur se kjo Qeveri do të bie për shkak të ngecjes në negociata me vendin fqinjë, Serbinë.

Image
Faton Mehmeti

“Besoj se gjasat janë të mëdha që kjo Qeveri të bie, kjo e shtyre edhe nga zhvillimet e jashtme, kryesisht ngecje në negociata me Serbinë, që për ish-kreun e PDK-së , Hashim Thaçi janë jetike”, ka thënë Mehmeti.

Tutje sipas Mehmetit duke qenë se Haradinaj po qëndron i palëkundur në qëndrimet e tij, presidenti Thaçi po e shtyn Veselin të kërcënojë me zgjedhje.

“Në këtë sens besoj se Thaçi po shtyn Veselin që të kërcënoj me zgjedhje kryeministrin Haradinaj, i cili si duket s’po lëshon pe nga qëndrimet e tij”, është shprehur Mehmeti.

Për fund, ai potencon se ardhja e Veselit në krye të Qeverisë është një lajm i keq për vendin. 

“Gjithsesi shpresoj që Kadri Veseli s’do të jetë kurrë kryeministër i vendit, pasi edhe zyrtarisht Kosova do kontrollohet nga bandat e SHIK-ut. Edhe pse këto banda kanë qasje në tërë institucionet, emërimi i kreut të SHIK-ut në krye të Qeverisë është lajm i keq për Kosovën, dhe si i tillë shpresoj mos të ndodhë kurrë”, ka përfunduar analisti Faton Mehmeti, për gazetën “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)