Goditet me kamxhik para mijëra njerëzve: Kishte kryer marrëdhënie seksuale pa qenë e martuar

  • 16 April 2019 - 17:54
Goditet me kamxhik para mijëra njerëzve: Kishte kryer marrëdhënie seksuale pa qenë e martuar

Në shumë vende muslimane nëpër botë, të bësh marëdhënie seksuale pa qenë e martuar është krim, dhe dënohet në mënyrë brutale. Një vajzë në Indonezi, për këtë arsye është goditur me kamxhik në publik.

Vajza muslimane, emri i të cilës nuk është bërë i njohur ka kryer marëdhënie seksuale me një të panjohur për familjen e saj, dhe si dënim ka marrë 20 goditje në shpinë me kamxhik, ku shumë njerëz janë mbledhur për ta parë, ku edhe e kanë pështyrë dhe e kanë sharë, madje kishte edhe nga ata që e fotografonin.

Sipas ligjit të Shariatit, shteti islamik nuk lejon seksin jashtë martese.

(Kosova Sot)