Arsyet që po i shtyn kosovarët të ikin nga Kosova

  • 16 April 2019 - 19:16
Arsyet që po i shtyn kosovarët të ikin nga Kosova

Instituti EPIK ka bërë publikimin e fundit dhe sipas këtij studimi nga Kosova kanë ikur 1/5 e popullatës. Sipas këtij studimi, në periudhën 2008-2018, gjithsej 203.330 qytetarë të Kosovës kanë lëshuar vendin dhe kanë bërë kërkesë për azil në BE. Por sipas të dhënave të mbledhura edhe 141.330 qytetarë janë gjetur të pranishëm ilegalisht nëpër vendet e BE-së. Këto të dhëna tregojnë për plotë 344 mijë e 660 qytetarë që kanë vendosur të largohen nga Kosova.

Me fjalë të tjera këto përfaqësojnë plot 20% apo 1/5 e popullsisë së Kosovës që e kane lëshuar vendin. Destinacionet kryesore të azilkërkuesve ishin: Gjermania, Hungaria, Franca, Belgjika dhe Suedia. Ndërsa vendet kryesore në të cilën u gjetën ilegalisht të pranishëm qytetarët e Kosovës ishin: Gjermania, Hungaria, Austria dhe Franca. Në fund Instituti shton se të dhënat kanë korrelacion të fortë me të dhënat e EUROSTAT-it mbi demografinë në Kosovë. Në vitin 2008 Kosova kishte 2.153.139 qytetarë. Deri në vitin 2018 popullsia ka rënë në 1.798.506, një rënie prej 354.633 qytetarë, ose 16.5% e popullsisë së Kosovës. E për këtë, nesër në gazetën “Kosova Sot”, do të lexoni shkrimin se a është pikërisht mungesa e perspektives, sundimi nga të fortët e nëntokës kriminale, kriza e vazhdueshme politike, mossundimi i ligjit, monopolet dhe mos zhvillimi ekonomik, sistemi arsimor i dështuar, shëndetësia e dështuar,abuzimi masiv i pushtetit në të dyja nivelet e qeverisjes, etj... që po i shtyn qytetarët për t’u larguar nga Kosova?

Për këto e shumë materiale tjera, lexojeni të përditshmen kosovare numër një, “Kosova Sot”.