Drejtësia e ndikuar nga politika, amniston ‘peshqit’ e mëdhenj

  • 16 April 2019 - 19:19
Drejtësia e ndikuar nga politika, amniston ‘peshqit’ e mëdhenj

Në numrin e nesërm të së përditshmes kosovare numër një në Kosovë, “Kosova Sot”, do të lexoni se deri kur (pa)drejtësia kosovare do ta punoj në skenarin e politikes së inkriminuar!? A po i shpëtojnë drejtësisë mafio-oligarkët dhe pushtetarët e inkriminuar, pasiqë prokuroria nuk po guxon të trajtoj fare peshqit e mëdhenj, ndërkaq edhe me ata të vegjlit që po merret, shpëtojnë me dënime të buta apo duke i shfajësuar gjyqësori edhe për vjedhjet e dëshmuara qindra mijëra e deri në miliona euro të buxhetit të shtetit?

Si po vepron drejtësia e interferur dhe e ndikuar nga politika kriminale me kute të ndryshme, dhe kryesisht duke dal mbi ligjin kur është fjala për pushtetarët e niveleve të larta? Si po mbyllen rastet për krim të organizuar dhe korrupsion, edhe kur denoncohen nga qytetarët apo bizneset e palidhura me politiken? Si e pse po merren vendimet në gjykata siç i japin instruksionet e pashkruara pushteti i inkriminuar që nga presidenca, qeveria , kuvendi !?

Për këto e shumë materiale tjera, lexojeni gazetën “Kosova Sot”.