Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Podujevë

  • 16 April 2019 - 22:38
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në natën e së martës, në rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë.

Dëshmitarët kanë bërë të ditur  se ngjarja ka ndodhur afër fshatit Lupç, në Komunën e Podujevës.

Nuk dihet tani për tani asgjë rreth pasojave të këtij aksidenti, i cili ka bllokuar qarkullimin e automjeteve, duke shkaktuar një kolonë të madhe.

Megjithatë, autoambulancat janë parë te vendi ku ka ndodhur aksidenti. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës, e cila po merret me rastin.

Image

(Kosova Sot)