Kontratat rrënuese të PTK-së, në dorën e Prokurorisë së kapur

  • 17 April 2019 - 07:34
Kontratat rrënuese të PTK-së, në dorën e Prokurorisë së kapur

Qarri: Përderisa në krye të shtetit vazhdojnë të jenë po këta pushtetarë të kriminalizuar, do të vijojë të amnistohen edhe protagonistët e këtij krimi, që daton prej vitit 2009 e deri më sot

“Edhe pse provat janë të mjaftueshme për Prokurorinë, ajo vazhdon të heshtë shpalljen e kontratave të dëmshme të PTK-së, filluar nga kontrata me ‘Z-MOBILE’ e deri te qindra e mijëra kontrata të tjera zhvatëse, në shërbim të nëntokës kriminale dhe pushtetarëve të inkriminuar që nga majat e pushtetit qendror e deri në atë lokal.

Prokuroria përgjatë 10 vjetëve të fundit nuk e pati guximin të hetojë seriozisht asnjë kompani kontraktuese me PTK-në, e lërë më të sjellë para drejtësisë përgjegjësit e nënshkrimit të kontratave dhe urdhërdhënësit e tyre në Qeveri dhe jo vetëm, ku e tëra përbën një skemë të krimit të organizuar për zhvatjen e pasurisë nacionale e shtetërore të Kosovës.

Bazuar në mosefikasitetin e sistemit të drejtësisë, është e pritshme që të amnistohen sërish të gjithë protagonistët e krimit të organizuar në PTK, prej vitit 2009 e deri më sot, të cilët me kontratat zhvatëse e kriminale e sollën Telekomin në prag të falimentimit”, thotë analisti Florim Zeqa për gazetën “Kosova Sot”

Kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, ka deklaruar se është duke i rishikuar të gjitha kontratat e Telekomit të Kosovës dhe se problematike është që kjo ndërmarrje ka kontraktuar kompani nga jashtë Telekomit të punojnë për këtë ndërmarrje. Ai thotë se “e vetmja mundësi, sipas disa ekspertëve ligjorë, është nëse Prokuroria e Shtetit i shpall si të dëmshme të gjitha këto kontrata. “Atëherë ne mund të kemi njëfarë baze ligjore për ta plotësuar dhe të gjitha kontratat realisht të dëmshme do të trajtohen”, ka theksuar Istrefi.

Ai gjithashtu bëri të ditur se i kanë dërguar të gjitha kontratat në Prokurorinë e Shtetit si dhe në Komisionin Hetimor Parlamentar për gjendjen në PTK dhe “Vala”. Analistët pyesin se pse Prokuroria nuk denjon dhe as nuk guxon të shpallë urgjentisht kontratat e PTK-së si të dëmshme, duke filluar që nga kontrata me “Z-MOBILE” e deri te qindra e mijëra kontrata të tjera zhvatëse, në shërbim të nëntokës kriminale dhe pushtetarëve të inkriminuar që nga majat e pushtetit. Prokuroria, sidomos mbi 10 vjetët e fundit, por edhe më herët, nuk denjoi e as nuk guxoi kurrsesi të hetojë seriozisht dhe të sjellë para drejtësisë përgjegjësit e nënshkrimit të kontratave dhe urdhërdhënësit e tyre në Qeveri dhe jo vetëm, ku e tëra kjo ka një skemë të krimit të organizuar për zhvatjen e pasurisë nacionale e shtetërore të Kosovës.

Prokuroria Speciale dhe Kryeprokuroria e Shtetit, që po toleron e lejon këto krime skandaloze ekonomike, nuk janë përgjigjur për gazetën, edhe pse janë pyetur për qëndrimin e tyre. Sipas analistëve, Prokuroria nuk ka guxim që ta hetojë këtë proces nga fillimi e deri në fund, meqë aty janë përfshirë krerë të lartë të shtetit, nga krerët e shtetit, ish-kryeministra e shumë ministra e ish-ministra të lidhur në bashkë-ortakëri me Devollët. Edhe përkundër pyetjeve të dërguara Blerim dhe Shkëlqim Devollit, asnjëri nuk ka kthyer përgjigje për akuzat publike që po iu bëhen.

Image
Ragip Guraziu

Kontratat të shpallen të dëmshme

Analisti Ragip Guraziu pyet se pse Prokuroria nuk denjon dhe as nuk guxon të shpallë urgjentisht kontratat e PTK-së si të dëmshme, duke filluar që nga kontrata me “Z-MOBILE” e deri të qindra e mijëra kontrata të tjera zhvatëse, në shërbim të nëntokës kriminale dhe pushtetarëve të inkriminuar që nga majat e pushtetit. “Kryeshefit i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, ka deklaruar se është duke i rishikuar të gjitha kontratat e Telekomit të Kosovës dhe se problematike është që kjo ndërmarrje ka kontraktuar kompani nga jashtë Telekomit të punojnë për këtë ndërmarrje.

Sipas Bedri Istrefit, “e vetmja mundësi, sipas disa ekspertëve ligjorë, është nëse Prokuroria e Shtetit i shpall si të dëmshme të gjitha këto kontrata. Atëherë ne mund të kemi njëfarë baze ligjore për ta plotësuar dhe të gjitha kontratat realisht të dëmshme do të trajtohen”, u shpreh Guraziu për “Kosova Sot”. “Istrefi gjithashtu bëri të ditur se i kanë dërguar të gjitha kontratat në Prokurorinë e Shtetit si dhe në Komisionin Hetimor Parlamentar për gjendjen në PTK dhe ‘Vala’.

Pse Prokuroria nuk denjon dhe as nuk guxon të shpallë urgjentisht kontratat e PTK-së si të dëmshme, duke filluar që nga kontrata me ‘Z-MOBILE’ e deri te qindra e mijëra kontrata të tjera zhvatëse, në shërbim të nëntokës kriminale dhe pushtetarëve të inkriminuar që nga majat e pushtetit !?”, pyet Guraziu më tutje. “Atëherë, pse Prokuroria, sidomos mbi 10 vjetët e fundit,por edhe më herët nuk denjoi e as nuk guxoi kurrsesi të hetojë seriozisht dhe të sjellë para drejtësisë përgjegjësit e nënshkrimit të kontratave dhe urdhërdhënësit e tyre në Qeveri dhe jo vetëm, ku e tëra kjo ka një skemë të krimit të organizuar për zhvatjen e pasurisë nacionale e shtetërore të Kosovës”, është shprehur analisti Ragip Guraziu.

Guraziu: Prokurori frikacake dhe e inkriminuar

“Derisa kemi një Prokurori të zhvatur dhe frikacake dhe të inkriminuar do të vazhdojnë të amnistohen sërish të gjithë protagonistët e këtij krimi prej vitit 2009 e deri më sot, të cilët dëmtuan pasurinë e qytetarëve me këtë marrëveshje skandaloze dhe kriminale me Blerim e Shkëlqim Devollin, por edhe me shumë kontrata të tjera zhvatëse dhe kriminale, të cilat e dërguan Telekomin drejt falimentimit.

Si po rri Prokuroria Speciale dhe prokuroria e Shtetit duarkryq ndaj këtij fenomeni, që po toleron e lejon këto krime skandaloze ekonomike, duke mos pasur guxim Prokuroria që ta hetojë këtë proces nga fillimi e deri në fund, meqë aty janë përfshirë krerë të lartë të shtetit, nga krerët e shtetit, ish-kryeministra e shumë ministra e ish-ministra të lidhur në bashkë-ortakëri me mafio-oligarkët tanimë të kriminalizuar Devolli”, u shpreh Ragip Guraziu për gazetën “Kosova Sot”.

Image
Gani Qarri

Qarri: Prokuroria as që guxon t’i shpallë të dyshimta kontratat e dëmshme të PTK-së, duke filluar që nga kontrata me ‘Z-MOBILE’

Analisti Gani Qarri vlerësoi se pas shumë vjetësh "hallakame" e paqartësie totale në Telekomin e Kosovës dhe qindra- mijëra kritikave publike,për dëmet që iu shkaktuan dhe vazhdojnë t’i shkaktohen në vijimësi kësaj kompanie, përfundimisht kryeshefi Bedri Istrefi deklaroi se është duke i rishikuar të gjitha kontratat e lidhura në mënyrë të dyshimtë. “Megjithatë,problematikë më vete mbetet fakti, që njerëz të caktuar kanë kontraktuar kompani nga jashtë Telekomit të punojnë për këtë ndërmarrje.

Ndaj, Istrefi sqaroi se “sipas disa ekspertëve ligjorë,e vetmja mundësi për rishqyrtim është nëse Prokuroria e Shtetit i shpall të dëmshme të gjitha këto kontrata, në këtë mënyrë krijohet bazë reale ligjore, që të gjitha kontratat e dëmshme të trajtohen”.

Për këtë arsye ai bëri të ditur se i kanë dërguar të gjitha kontratat në Prokurorinë e Shtetit si dhe në Komisionin Hetimor Parlamentar për shqyrtimin edhe nga ata, të gjendjes së krijuar në PTK dhe ‘Vala’. Mirëpo, duke pasur parasysh faktin se në to janë të përfshirë dhe ka hisedarë drejtpërsëdrejti edhe nga vetë pushtetarët më të lartë të shtetit, Prokuroria e kapur nga ta, jo vetëm që nuk denjon, por as që guxon fare t’i shpallë të dyshimta kontratat e dëmshme të PTK-së, duke filluar që nga kontrata fiktive me ‘Z-MOBILE’ e deri te qindra e mijëra kontrata të tjera zhvatëse, që shkojnë në shërbim të nëntokës kriminale nga ministra të inkriminuar deri tek kryepushtetarët më të lartë dhe vetë majat e shtetit të kriminalizuar”, u shpreh ai.

“Kështu që, sidomos në 10 vjetët e fundit, por edhe më herët, Prokuroria e Shtetit nuk ka guxuar kurrë të hetojë seriozisht as të sjellë para drejtësisë përgjegjësit kryesorë të nënshkrimit të këtyre kontratave shkatërruese për Telekomin dhe urdhërdhënësit e tyre mafiozë në Qeveri,përkundër faktit evident se e tëra kjo ka një skemë të krimit të organizuar për zhvatjen e pasurisë nacionale e shtetërore të Kosovës”, potencoi Qarri për “Kosova Sot”.

“Përderisa në krye të shtetit dhe postet më të larta të vendit vazhdojnë të jenë po këta pushtetarë të kriminalizuar do të vijojë të amnistohen edhe protagonistët e këtij krimi, që daton prej vitit 2009 e deri më sot, të cilët veçanërisht me lidhjen e marrëveshjes skandaloze dhe kriminale me Blerim e Shkëlqim Devollin, por edhe me shumë kontrata të tjera zhvatëse dhe kriminale, dëmtuan aq rëndë pasurinë e qytetarëve dhe dërguan Telekomin drejt falimentimit të plotë.

Për aq më keq, Prokuroria Speciale dhe vetë Kryeprokuroria e Shtetit, të kapura prej pushtetarëve të kriminalizuar në krye të vendit,jo vetëm që ka mbyllur të dy sytë dhe po toleron e lejon këto krime skandaloze ekonomike, por as që ka guxim ta hetojë një proces të komplikuar si ky, që nga fillimi e deri në fund, meqë aty janë të përfshirë vetë krerët më të lartë të shtetit, në bashke-ortakëri me mafio-oligarkët më të kriminalizuar të vendit si kompania Devolli”, u shpreh Gani Qarri për “Kosova Sot”.

Image
Florim Zeqa

Zeqa: Organi i akuzës dështoi gjithmonë

Sipas analistit Florim Zeqa, është mbresëlënëse deklarata e kryeshefit të Telekomit të Kosovës, z. Bedri Istrefi, "se është duke i rishikuar të gjitha kontratat e Telekomit të Kosovës dhe se problematike është që kjo ndërmarrje ka kontraktuar kompani nga jashtë Telekomit të punojnë për këtë ndërmarrje"!

“Megjithatë, çdo gjë mbetet në dorën Prokurorisë së Shtetit, respektivisht që ajo t'i shpallë si të dëmshme dhe të jashtëligjshme kontratat në fjalë. Po ashtu, edhe Komisioni Parlamentar dhe deputetët duhet ta bëjnë punën e vet në përgatitjen e infrastrukturës ligjore për ta shpëtuar Telekomin e Kosovës nga falimentimi i kurdisur nga oligarkët politikë.

Edhe pse provat janë të mjaftueshme për Prokurorinë e Shtetit, ajo vazhdon të heshtë shpalljen e kontratave të dëmshme të PTK-së, filluar nga kontrata me ‘Z-MOBILE’ e deri te qindra e mijëra kontrata të tjera zhvatëse, në shërbim të nëntokës kriminale dhe pushtetarëve të inkriminuar që nga majat e pushtetit qendror e deri në atë lokal”, ka potencuar Zeqa për “Kosova Sot”.

“Prokuroria përgjatë 10 vjetëve të fundit nuk e pati guximin të hetojë seriozisht asnjë kompani kontraktuese me PTK-në, e lërë më të sjellë para drejtësisë përgjegjësit e nënshkrimit të kontratave dhe urdhërdhënësit e tyre në Qeveri dhe jo vetëm, ku e tëra përbën një skemë të krimit të organizuar për zhvatjen e pasurisë nacionale e shtetërore të Kosovës.

Bazuar në mosefikasitetin e sistemit të drejtësisë është e pritshme që të amnistohen sërish të gjithë protagonistët e krimit të organizuar në PTK, prej vitit 2009 e deri më sot, të cilët me kontratat zhvatëse e kriminale e sollën Telekomin në prag të falimentimit.

Edhe pse e gjitha po ndodh para syve të të gjithëve, Prokuroria Speciale dhe Kryeprokuroria e Shtetit akoma po bëjnë ‘sehir’ thuajse nuk është duke ndodhur asgjë!”, ka vlerësuar më tej analisti Florim Zeqa. Sipas tij, siç duket, Prokurorisë po i mungon guximi që ta hetojë këtë proces nga fillimi e deri në fund, për shkak se aty janë të përshirë krerë më të lartë të shtetit, filluar nga krerët e shtetit, ish-kryeministra e shumë ministra e ish-ministra, kryetar komunash e deputetë të lidhur në bashke-ortakëri me mafio-oligarkët e kriminalizuar.

(Kosova Sot)