Vazhdon seanca plenare e Kuvendit

  • 17 April 2019 - 09:48
Vazhdon seanca plenare e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës sot do të vazhdojë me seancën plenare.

Në këtë seancë në rend dite janë pikat e mbetura nga seancat e kaluara. Ajo pritet të fillojë nga ora 10:00.

Ndryshe, vazhdimi i seancës plenare u bë edhe të hënën e kësaj jave por në mungesë të deputetëve, kanë mbetur edhe disa pika të pavotuara të cilat pritet që sot të votohen.

(Kosova Sot)