Ish-ushtari i UÇK-së ia mësyn Gjermanisë, tregon sa zor e pati të largohej nga Kosova për jetë më të mirë për fëmijët e tij

  • 17 April 2019 - 09:53
Ish-ushtari i UÇK-së ia mësyn Gjermanisë, tregon sa zor e pati të largohej nga Kosova për jetë më të mirë për fëmijët e tij

Blerim Leci është njëri nga ish-ushtarët e UÇK-së, i cili së fundmi ia ka mësyrë Gjermanisë për të siguruar një jetë më të mirë për fëmijët e tij.

Por, dashuria dhe malli për atdheun ka bërë që ai të shkruajë poezi prekëse në Facebook.

“Kur valigjet mora në dorë, nuk e pata të lehtë

kur fëmijëve i ktheva shpinën nuk e pata të lehtë,

kur shtëpisë i ktheva shpinën nuk e pata të lehtë,

i fshina lotët, por prapë më tradhtuan.

Vendi im, u mundova të t’jap gjithçka nga vetja

edhe jetën ta dhash, u betova për ty

nuk prita që një ditë do t’lë,

që do t’detyrohem të marr rrugën e vështirë të gurbetit.

Punoj natë e ditë, por as kjo s’më kënaq

as paraja s’ka vlerë këtu,

me mendje atje, me trup këtu

edhe ëndërrat kanë pamje tjetër, nuk më kënaqin.

Një ditë, pres të kthehem

ndoshta nuk burgosem pas tij përgjithmonë,

ndoshta ti o vendi im, do kesh prapë nevoj për mua,

e atëherë do të kthehem, kur bukën e gojës mund ta nxjerr prej teje”

(Kosova Sot)