Mbetet pa furnizim me ujë një pjesë e Fushë Kosovës

  • 17 April 2019 - 10:19
Mbetet pa furnizim me ujë një pjesë e Fushë Kosovës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njoftoi konsumatorët e Fushë Kosovës, të cilët furnizimin me ujë e kanë nga objekti prodhues Kroni / Kuzmin se, gjatë ditës së djeshme rreth orës 17:00 ka pasur pëlcitje të tubacionit të ujit në linjën fi 400 mm në Bresje.

Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes për sanim por, si pasojë e pozicionit të vështirë për punë nuk është arritur të sanohet.

Pengesa të shumta si, ndriçimi publik, prona private ku kalon linja kanë bërë të pamundur të punohet në sanimin e tubit.

Kompania njofton se sot ekipet janë përgatitur dhe do të ndërhyjmë me të gjitha kapacitetet që të sanohet defekti në tub, rrjedhimisht t’iu kthehet furnizimi me ujë të pijshëm zonës që furnizohet nga sistemi i Kronit në Fushë Kosovë.

(Kosova Sot)