Vrau punëdhënësin në Angli, Gjykata merr vendimin për ekstradimin e 23-vjeçarit shqiptar

  • 17 April 2019 - 10:32
 Vrau punëdhënësin në Angli, Gjykata merr vendimin për ekstradimin e 23-vjeçarit shqiptar

Gjykata e Durrësit vendosi pro ekstradimit të shtetasit Elton Sefa, i cili akuzohet për vrasjen e punëdhënësit të tij në Angli rreth një vit më parë.

Trupi gjykues nuk pranoi kërkesën e avokatit mbrojtës për ekspertim të gjendjes mendore të 23-vjecarit.

Kush është i riu që kërkohej në Angli për vrasje

I riu 23-vjeçar i shpallur në kërkim nga autoritetet britanike që prej vitit 2018, qe u arrestua dje në Durrës me qëllim ekstradimi do te jete i pari qe do te ekstradohet pas marrëveshjes me Britaninë.

Burime nga Policia thanë se është vënë në pranga shtetasi Elton Sefa, lindur në Kukës dhe banues në Xhafzotaj, Shijak.

Arrestimi i tij u bë nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Interpol Tiranën, në kuadër të operacionit policor të koduar “Eagle”.

Policia tha dje se autoritetet gjyqësore britanike kanë përcjellë kërkesën për lokalizimin dhe arrestimin e tij, në bazë të urdhërarrestit të datës 05.01.2018 të Gjykatës së Magjistratëve në Westminster / Mbretëri e Bashkuar, e cila ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për veprën penale “Vrasje”.

Prokuroria e Përgjithshme dhe Ministria e Drejtësisë po kryejnë të gjitha procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Ky është rezultati i parë pas marrëveshjes dypalëshe, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës së Veriut, ratifikuar me ligjin nr. 93/ 2017, që plotëson Konventën Europiane të Ekstradimit të vitit 1957.

E në bazë të kësaj marrëveshje, 23-vjeçari Elton Sefa do të jetë shtetasi i parë shqiptar që arrestohet në vendin tonë me qëllim ekstradimi drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Njoftimi 

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me ZQK Interpol Tirana, finalizuan me sukses Operacionin Policor të koduar “EAGLE“ , ku u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i përkohshëm me qëllim ekstradimi i shtetasit shqiptar.

E. S., 23 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Xhafzotaj – Shijak .

Autoritetet gjyqësore britanike kanë përcjellë kërkesën për lokalizimin dhe arrestimin e këtij shtetasi, në bazë të Urdhër Arrestit të datës 05.01.2018 të Gjykatës së Magjistratëve në Westminster/Mbretëri e Bashkuar, e cila ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për veprën penale “Vrasje”, parashikuar nga Kodi Penal Britanik.

Prokuroria e Pergjithshme dhe Ministria e Drejtësisë po kryejnë të gjitha procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Ky është rezultati i parë pas Marrëveshjes dypalëshe, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës së Veriut, ratifikuar me Ligjin nr. 93/2017 që plotëson Konventën Europiane të Ekstradimit të vitit 1957.

(Kosova Sot)