Fëmijët e Slobodan Millosheviqit nuk duan të marrin pjesë në varrimin e nënës së tyre

  • 17 April 2019 - 10:42
Fëmijët e Slobodan Millosheviqit nuk duan të marrin pjesë në varrimin e nënës së tyre

Fëmijët e Mirjana Markoviq dhe Slobodan Millosheviq, duket se nuk duan të marrin pjesë në varrimin e së ëmës, ose e kanë të pamundur. Vecernje Novosti serb, shkruan se dëshira e gruas së Millosheviqit ishte të varrosej pranë tij, në Pozharevc dhe duket se ky ‘amanat’ do t’i përmbushet. Por kjo e përditshme serbe shkruan se si duket që asnjëri nga fëmijët nuk do të marrë pjesë në funeral.

Gazeta shkruan se si Marko Millosheviq madje as nuk ka tentuar të bëjë ‘ndonjë dokument gati’ për të udhëtuar nga Moska për në Serbi për ta varrosur të ëmën. Edhe për vajzën e tyre, Mira Markoviq, nuk dihet ende nëse do të marrë pjesë në varrimin e së shtunës.

Mediat serbe shkruajnë se ambasada serbe në Moskë, ka pranuar të gjitha dokumentet në rast ‘se fëmijët do të dëshironin të merrnin pjesë në varrimin e së ëmës’. Një ndër arsyet pse fëmijët e çiftit Millosheviq është se ‘mund t’u rrezikohet statusi i refugjatit në Moskë”.

(Kosova Sot)