Haradinaj: Ne mësojmë nga gabimet tona, mos u zhgënjeni

  • 17 April 2019 - 10:46
Haradinaj: Ne mësojmë nga gabimet tona, mos u zhgënjeni

Në Prishtinë sot po mbahet Forumi i Nivelit të Lartë për Koordinimin e Donatorëve.

Në këtë forum po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se falë tyre vendi ka pasur progres të brendshëm.

“Shoqëria civile është më e zhvilluar. Ka një nivel më të lartë shoqëror të vendit tonë që synon t’i takojë familjes së popujve euroatlantikë”.

“Mos u zhgënjeni nga ndonjë lëshim nga ndonjë gabim, ne mësojmë nga gabimet tona mos u zhgënjeni dhe mos e zbehni përkrahjen”, ka thënë Haradinaj.

“Na keni nxitë në vetëdije në progres dhe zhvillim. Ka plot tema që dikur kanë qenë tabu dhe sot janë realitet në jetën tonë”.

Kryeministri ka thënë se nuk mund të qëndrojë gjatë në këtë forum pasi që është i thirrur nga Kuvendi në të njëjtën kohë në interpelancë për pagën minimale.

(Kosova Sot)