Zemaj: Si mund të ndihet një punëtor kur dikush e ka pagën 5000 euro?

  • 17 April 2019 - 11:39
Zemaj: Si mund të ndihet një punëtor kur dikush e ka pagën 5000 euro?

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se Deputetët e Kuvendit në vazhdimësi kanë kërkuar që punëtorët të trajtohen në mënyrë të dinjitetshme sidomos ata në sektorin privat, duke marrë për bazë shërbimet që bëjnë në sektorin publik.

“Çështja e pagës minimale ka qenë temë diskutimi, e elementi bazik që ka përkeqësuar situatën ka qenë rritja e pagave të Qeverisë. Gjithçka ka qena e indikuar nga kjo dhe jo e arsyetuar mirë e nga e cila lindën debatet edhe brenda dikastereve politike të qeverisë së Kosovës”, tha deputeti i LDK-së.

Sipas Zemajt, njëri nga ministrat e caktoi vet pagën minimale, kurse ministri i financave tha se kjo gjë është e pamundur.

“Deputetët në vazhdimësi kanë kërkuar që qytetarët të trajtohen dinjitetshëm, sidomos ata në sektorin privat, duke marrë për bazë shërbimet që bëjnë për shërbimin publik. Paramendo si ndihet një punëtor kur dikush pagën 5000 euro derisa paga minimale është 130 euro, kurse në shportën familjare duhet 150 euro për të jetuar thjeshtë”, shtoi ai.

“Ne takohemi me punëtor që kryejnë shërbime dhe në Kuvend, e kur takohemi me njerëz që punojnë në sektorin publik paga e tyre nuk arrin as deri në 170 euro, e mbajnë familjet me to. Kjo temë duhet të ketë një trajtim dinjitoz dhe jo vetëm të shprehjeve dhe mekanizmave që iniciojnë në diçka populiste, jo luftë brenda dikastereve qeveritare por një zgjidhje për të ruajtur stabilitetin politik. Ky dallim mes pagës mesatare në sektorin publik dhe privat duhet të harmonizohet karshi jetës së qytetarëve”, përfundoi Zemaj.

(Kosova Sot)