Veseli në Poklek: Kurrë nuk do t’i falim masakrat e Serbisë në Kosovë

  • 17 April 2019 - 11:52
Veseli në Poklek: Kurrë nuk do t’i falim masakrat e Serbisë në Kosovë

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë homazhe në Poklek të Drenasit me rastin e shënimit të 20 vjetorit të masakrës në këtë fshat.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se kurrë nuk do të harrohen masakrat e Serbisë në Kosovë.

“54 njerëz të pafajshëm u vranë dhe u dogjën në mënyrën me mizore dhe ende sot në dosjet e drejtësisë ndërkombëtare nuk figuron emri i Poklekut, këtij simboli të gjenocidit serb në Kosove. Mund të harrohen e falen shumë gjera në jetën njerëzore, por masakrat e Serbisë në Kosovë kurrë s’kemi për t’i harruar. Kurrë s’kemi për t’i falë”, ka shkruar Veseli.

 

Sot qëndrova në Poklek të Drenasit për të përkujtuar masakrën që kryen në këtë fshat ushtria dhe policia serbe. 54...

Posted by Kadri Veseli on Wednesday, April 17, 2019

(Kosova Sot)