Hajnat vjedhin bizhuteri dhe pesë televizorë në Pejë

  • 17 April 2019 - 12:08
Hajnat vjedhin bizhuteri dhe pesë televizorë në Pejë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur përmes raportit 24-orësh se mbrëmë në Pejë janë arrestuar dy persona nën dyshimin se kanë kryer vjedhje.

Gjatë kontrollit në një shtëpi të braktisur janë gjetur dhe konfiskuar si dëshmi materiale pesë copë televizorë dhe një sasi bizhuteri.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

“Me 16.04.2019 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer vjedhje. Gjatë kontrollit në një shtëpi të braktisur janë gjetur dhe janë konfiskuar si dëshmi materiale pesë copë televizorë dhe një sasi bizhuteri. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pasi intervistimit janë dërguar në mbajtje”.

(Kosova Sot)