Ministri Reçica: Rritja e pagës minimale e domosdoshme

  • 17 April 2019 - 14:32
Ministri Reçica: Rritja e pagës minimale e domosdoshme

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka folur sot në Kuvend rreth rritjes së pagës minimale në Kosovë, gjatë interpelancës së thirrur për kryeministrin Harandinaj, për të diskutuar për çështjen e rritjes së pagës minimale. 

Ministri Reçica tha se Këshilli-Ekonomiko-Social (KES) ndër çështjet e para që kishte trajtuar pas konsituimit në vitin 2017 ishte rritja e pagës minimale në vend, çështje e cila nuk ishte prekur dhe nuk kishte pasu propozim për rritje që nga viti 2011.

“KES në fund të vitit 2017 i ka dërguar Qeverisë propozimin për rritje të pagës minimale në 250 euro. Ka pasur hezitime lidhur me ndikimet financiare e ligjore nga akterët tjerë, me gjithë argumentim tim të mbështetur në opinionin ligjor të Departamentit Ligjor të MPMS-së se paga minimale në Kosovë duhet të rritet dhe se të gjitha ato hezitime nuk janë të argumentueshme dhe nuk qëndrojnë, akoma ky propozim nuk është rendit për miratim në Qeveri”.

 

Ministri Reçica tha se nesër konstituohet KES me anëtarët e rinj dhe së shpejti do të dilet me një propozim të ri për rritje të pagës minimale në vend.

(Kosova Sot)