Me ftesë të Eliot Engel, Vasfije Krasniqi rrëfen tmerrin e luftës para Kongresit Amerikan

  • 17 April 2019 - 14:31
Me ftesë të Eliot Engel, Vasfije Krasniqi rrëfen tmerrin e luftës para Kongresit Amerikan

Vasfije Krasniqi-Goodman, një prej viktimave të dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, e cila ka themeluar edhe organizatën “Drejtësi për të gjithë”, do të rrëfejë para Kongresit Amerikan për tmerrin që ka përjetuar gjatë luftës.

Ajo do të qëndroj në Shtetet e Bashkura të Amerikës me ftesë të kongresmenit, dhe mikut të Kosovës, Eliot Engel.

Media ka arritur të sigurojë dhe ftesën zyrtare e cila ka mbërritur në adresë të Vasfije Krasniqi-Goodman.

Sipas ftesës ajo do të flas para Kongresit me datë 30 prill. Ndërkohë ndër të tjera në letrën e dërguar nga Eliot Engell, kërkohet që Vasfija të tregoj gjithçka që ka përjetuar derisa ishte në duart e forcave ushtarake e policore të Jugosllavisë.

Image

(Kosova Sot)