Paralajmërimi: Ja çfarë ndodhë pas takimit në Berlin, ky do të jetë koalicioni i ri në Kosovë

  • 17 April 2019 - 15:33
Paralajmërimi: Ja çfarë ndodhë pas takimit në Berlin, ky do të jetë koalicioni i ri në Kosovë

Ditëve të fundit, deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe anëtarët e partive politike në Kosovë, kanë filluar të ashpërsojnë gjuhen mes vete. 

Sipas analistëve politikë, kjo është dëshmi se vendi shumë shpejt do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në Kosovë, Haki Abazi, thotë se fushata elektorale tashmë ka filluar në Kosovë.

Image
Haki Abazi

“Fushata elektorale ka filluar, partitë dhe individët përbrenda janë duke bërë lëvizje dhe pozicionime për zgjedhjet e reja. Deputetët gjithashtu e dinë se kjo legjislaturë është e dështuar dhe duhet të bjerë sa më parë që është e mundur por ata janë duke pritur afatin për të përfituar beneficionet e deputetit e mandej hapet rruga për të rrezuar qeverinë”, ka thënë Abazi për “Kosova Sot”.

Sipas tij, një gjë e tillë mund të ndodhë pas takimi të 29 prillit në Berlin.

“Kjo mund të ndodhë edhe pas takimit në Berlin ku pritet që Haradinaj të ketë qëndrim krejt tjetër prej Thaçit. Është herët të flitet për koalicionet por besoj që ka një potencial të madh për të bërë kthesën e madhe që LDK-LVV dhe njerëzit e pavarur të bëjnë një koalicion dhe mandej të tjerët duhet të maten se kush në fakt mundë të bëjë shumicën. Besoj që kësaj radhe nuk do të ketë hapësirë për të bërë gabime”. 

Për fund, Abazi ka deklaruar se PDK duhet të shkojë patjetër në opozitë.

“PDK patjetër duhet të shkojë në opozitë për të hequr ngufatjen dhe kapjen e shtetit dhe besoj që rezultatet e PDK-së do të jenë më të ulëtat që ka pasur ndonjëherë e mund të ketë edhe shpartallim të degëve si rezultat i përplasjeve dhe dështimeve të mëdha që kanë ndodhur”, ka përfunduar për gazetën “Kosova Sot”, analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike, Haki Abazi. 

(Kosova Sot)